Rreth Nesh

Albexpo Grup është një kompani e fuqishme shërbimesh  me  autoritet dhe prestigj ndërkombëtar me prioritet në fushën e organizimit dhe realizimit të expo-panaireve, me një infrastrukturë të ngritur e konsoluduar në vite dhe një eksperiencë organizimi e realizimi të disa dhjetra- qindra  panairesh, ekspozitash dhe konferencash ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale. Ajo prezantohet  për herë të parë në vitit 1994 si një risi në tregun Shqipëtar të porsaçelur  dhe  si e tillë edhe përpara agjenteve ndërkombëtarë të interesuar për këtë treg. E pikërisht në fundnëntorin e këtij viti, në Tiranë, në Piramidën e ndërtuar nga diktatura për mitifikimin e liderit të saj shpirteror, dhe që pas vitit 1992 u shndërruar në Qëndrën Ndërkombëtare të Kuturës, në bashkëpunim me këtë instuticion, Elida Co organizon panairin e parë shqipëtar ku ekspozuan mbi 52 kompani shqipëtare dhe të huaja. Suksesi i arritur në këtë aktivitet bëhet shkak i orentimit të Elida Co nga kompani tregtare në agjensi shërbimesh, e ligjeruar kjo ne janar te 1995 dhe e simbolizuar ne logon e re  Elida Co. 94.

Ajo në rrugën e saj të rritjes është përshtatur gjithmonë e më shumë me konceptet e reja të funksionimit me maturi, për t’u përballur me sfidat e kohës dhe për të formuar identitetin e saj, duke u mbështetur mbi parimin e bashkëpunimit me leverdi reciproke, të punës sistematike, efiktivitetit, komunikimit dhe korrektësisë si ndaj instuticioneve shtetërore ashtu dhe ndaj bashkëpuntorëve vendas dhe të huaj. Elida Co. 94 ka mbështetur çdo nismë, për krijimin e një politike ekspozimi integruese me fqinjët dhe me Bashkimin Evropian duke punuar njëkohësisht për krijimin edhe të një tradite kombëtare.

Sot, sipermarrja e kompanise Elida Co. 94 është aq e gjërë sa që është dashur të organizohet në Grup nën emrin Albexpo brënda së cilës funksionojnë:

  1. Albexpo  në fushën e organizimit të eventeve ( panaire, expozita, konferenca etj.)
  2. Albexpo-sistem  në fushën e realizimit të eventeve ( panaire, expozita, konferenca etj.)
  3. Albneon-vizion  në fushën e realizimit te imazheve indoor / outdoor  nëpërmjet reklamave ndricuese, printimeve dhe ndricimeve artistike.