Albneon

Albneon-vizion është nje nga ateliete më në zë në tregun shqiptar. Bordi drejtues i grupit, që në fillimet e tij i ka dhënë prioritet ndërtimit të studjove dhe reparteve moderne të modelimit dhe realizimit të reklamave vizive të të gjitha llojeve duke përfshirë këtu laboratorin e formimit dhe mbushjes me gaz të tubave të qelqit për ndërtimin e reklamave me “ NEON ”, repartin e ndërtimit të reklamave tre dimensionale duke përrdorur teknologjinë më të re në këtë fushë atë të ruterave apo frezave tre aksiale, repartin e printimit dhe te prerjeve mbi adeziv si dhe repartin e ndërtimit të strukturave dhe konstruksioneve të nevojshme.

Suksesi i përsëritur vit pas viti në zgjidhjet grafike dhe skenografike ka rritur së tepërmi klientelën tonë në fushën e realizimit të reklamave ku mund të përmendim: Nga subjektet private shoqërinë me emër Vodafone, Hotelin “Sheraton”, atë “ADRIATIK” dhe “ILIRIA”– në Durrës, Kompleksin turistik Xixa Durrës, Western Union , INFOSOFT etj, nga shoqërite Sh.a. Posta Shqiptare, Autoriteti Portual Durres, INSIG etj. shumë nga media elektronike TVSH, Top Chanel ( Studjon Fiks Fare), Telesport si dhe shumë bare, restorante e lokale që sot zbukurojnë Tiranën, si MY FLACE, FLAMECO, FAME, COMET, AKADEMIA, BIG BITE, KING HAUSE, SMART SHOPING, në Fier Taverna Pelikan, kompleksin UJVARA, Auto Mercedes Benz në Tiranë dhe Fier e shumë të tjera në gjithë Shqipërinë. Gjithashtu ne kemi realizuar reklamat e një pjese të mirë të kinemave MILLENIUM si dhe reklamat në Aeroportin e Rinasit me rastin e Lumturimit të Nënë Terezës.