Albsystem

Albexposistem është agjensia që siguron të gjitha shërbimet duke filluar me inskenimin dhe realizimin e stendave në siperfaqe të mbyllura dhe të hapura. Zoteron elemente strukturore kryesisht Octanorm dhe Metra ne siperfaqe ekspozimi indoor deri ne 10000 m2 dhe outdoor deri në 6000 m2. Gjithashtu ka dhe të gjitha aksesoret e mobilimit dhe të reklamimit në stenda.  Në studjot  e saj projektohen stenda të modeleve special sipas deshirës së klientit në përshtatje me llojin e panairit dhe siperfaqen e zgjedhur nga ai, si dhe në grup kur bëhet fjalë për pavjon të organizuar mbi bazën e një projekti promovues të përbashkët ( shteti, rajoni, donatori) ose ndërtohen stenda projekti i të cilave sillet nga vete klienti.

SIPERFAQET E EKSPOZIMIT

Sipërfaqja e ekspozimit e vëne në dispozicion, kryesisht në Pallatin e Kongreseve dhe Qëndrën Ndërkombëtare të Kulturës shkon rreth 25000 m2.

Pallati i Kongreseve:
Pallati i Kongreseve është një Qëndër multifunksionale për veprimtari të ndryshme përfshirë dhe organizimin e panaireve. Pallati i Kongreseve është një ndërtese në qëndër të Tiranës e kompletuar me  salla konferencash dhe Kongresesh me një kapacitet nga 50 deri në 2200 vende, të cilat janë të pajisura me sisteme të përkthimit simultan,  regjistrim audio dhe audiovizuale. Salla e madhe e koncerteve dhe kongreseve mbulon mbi 2000 m2 hapesire dhe 2200 vënde në plate dhe llozha. Skena është rreth 30 m e gjerë, 16 e thellë dhe 15 ml e lartë dhe është e pajisur me elementë hidraulike. Ajo është e përshtatshme për kongrese dhe kuvende, si dhe për koncerte, teatro, balete etj. Numri i mikrofonave dhe kufjeve është në varësi të kërkesës. Përgjatë sallës janë vendosur studio radio-televizive, sistemi i audios dhe ndriçimit, kabina për përkthimin simultan dhe sistemi i regjistrimit të konferencave (aktiviteteve).
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës / Piramida:
Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës me ambientet e saj luksoze është konceptuar në formën e një piramide. Ndërtesa është e përberë nga një ambient (-4,65 ml) në të cilin ndodhet dhe një sallë konferencash, Holli kryesor ( 0,0 ml), dhe tre gjysmëkate me ballkone (+5,40; 9,60 dhe 13,20 ml).

Pallati Sportit “Tomor Sinani „   – Elbasan,     me një kapacitet ekspozues 2500 m2

Pallati Sportit “Ramazan Njala „    – Durrës,    me një kapacitet ekspozues 2800 m2

Pallati Sportit “Tamara Nikolla „   – Korcë,     me një kapacitet ekspozues 3500 m2

Pallati Sportit                           – Gjirokastër,     me një kapacitet ekspozues 2000 m2

Pallati Rinisë, Kultures dhe Sportit    Prishtinë, me një kapacitet ekspozues 4000 m2

Qëndra e Panaireve -Zona Industriale Prishtinë, me një kapacitet ekspozues 5000 m2