Edicioni 09 – Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale”

Posteri per Web Aktivitete te Reja Shqip

Edicioni 09 – Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale”

Posted by tdbsupport in Panaire te zhvilluar 07 Sht 2015

Data e aktivitetit: nga 30/09/2015 deri ne 03/10/2015

Edicioni: 9-të
Organizator: Oda Ekonomike e Kosovës
Vendi: Qëndra e Panaireve, Bërnicë ( Magj. Prishtinë-Mitrovicë E65, Djathtas Km 2.) –  Prishtinë

Siperfaqa: 6000 m2
Tema: Promovimi i produkteve bujqësore, agroindustriale dhe ushqimore vëndore e të rajonit
Bashkëpuntor: Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ( KASH ),  Albexpo Group
Supported/Sponsor: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Republika e Kosovës, –  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – KIESA, Swisscontact,  RTK – 1

Kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë, të merrni pjesë në edicionin e nëntë të panairit të produkteve bujqësore, agroindustriale dhe ushqimore që zhvillohet në Qëndrën e Panaireve, Bërnicë – Prishtinë, nga data 30 Shtator deri në 03 Tetor 2015, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar ( KASH ) dhe Albexpo Group.

Në këtë panair do te marrin pjesë shumë kompani nga vëndi dhe rajoni, me aktivitete të fushave të ndryshme të prodhimit bujqësore, agroindustriale dhe ushqimore.

Risi e edicionit të 9-të është se për herë të parë organizohet në bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri, e formalizuar në memorandum e bashkëpunimit në  mes të  Odes Ekonomike të  Kosovës  –  Këshilli i Agrobiznesit  Shqipëtar – Enti Kombëtar Rural i Shqipërisë dhe Albexpo Group nënshkruar nga palët në Prishtinë, datë 12 Qershor 2015.

Bashkëpunimi ekonomik në mes të  Kosovës dhe Shqipërisë  të jetë më pragmatik e jo marketing  politik, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy shteteve të një populli të ndarë e në veçanti në sektorin e agrobiznesit  pasi që jemi dy ekonomi komplementare.

Gjate ditëve të panairit në ambjentet e tij do të organizohen konferenca shtypi, prezantime kompanish, të cilat plotësojne kuadrin viziv të panairit.

Suksesi i panairit garantohet nga eksperienca dhe përvoja e fituar në këtë fushë.

Dëshirojmë që ky panair të jetë në interesin tuaj.

Në rast konfirmimi na dërgoni kopjen e kontratës e cila duhet të kthehet e firmosur nga ana juaj brënda datës 15 Shtator 2015 së bashku me mandate – pagesën.

Perzgjidh stenden ne projektin e salles se ekspozimit