PanairI i Ndërtimit “SHQIPERIA 2018”

PanairI i Ndërtimit “SHQIPERIA 2018”

Posted by albexpo user in Panaire te zhvilluar 03 Pri 2018

Pershendetje,
Albexpo Group, kompani sherbimesh ne fushen e organizimit dhe realizimit te expo-panaireve, me nje infrastrukture te ngritur
dhe konsoliduar nder vite ju njofton organizimin e Panairit te Ndertimit “Shqiperia 2018” – ne perputhje me kalendarin e
Albexpo Group per vitin 2018.

Albexpo Group operon me eksperience kombetare prej 24 vitesh ne Shqiperi duke vecuar Panairin e Mobilerise dhe panairet
rajonale prej 17 vitesh ne Kosove, ne bashkepunim me OEK.

Kemi nderin dhe deshiren t’ju ftojme per tu bere pjese dhe ju e kesaj ngjarje te rendesishme te fushes se ndertimeve ne
Shqiperi.
Prezantimi i produkteve ose sherbimeve tuaja, promovimi i tyre dhe kontakti i drejtperdrejte me publikun eshte pjesa me e
rendesishme e pjesemarrjes tuaj. Nese e konsideroni qe sillni risi ne produkte apo sherbime ne tregun shqiptar dhe jo vetem,
athere ky Panair eshte vendi i duhur per tu prezantuar.
Ne kuadrin e miratimit te shumices se planeve zhvillimore te teritorit, krijohet mundesia e rritjes se investimeve publike dhe
private ne fushen e ndertimit, per rrjedhoje nxiten ritmet e zhvillimit të vendit duke gjeneruar rritje ekonomike të qëndrueshme
përmes një stabiliteti makroekonomik dhe financiar.

Kush merr pjesë në Panairin e Ndertimit “Shqiperia 2018”
Ekspozues, nga vende të ndryshme të Shqiperise dhe Rajonit,do të prezantojnë në këtë panair produktet dhe teknologjitë më të
reja për çdo industri të madhe të ndërtimit, duke përfshirë:
-Materiale Ndertimi (Artikuj Betoni,Tulla, Cimento, Inerte,etj)
-Materiale per Infrastrukture(Pllaka trotuari, bordura ,Puseta,Tuba Betoni)
-Struktura,Profile metalike(Profile Metalike, Punime hekuri dekorative,Inox)
-Lende Druri (Profile druri,Struktura, Shtepi prej druri, lokale)
-Vegla, mjete pune (Gozhde,Buloneri,Vida Upa,fasheta, Disqe,paisje saldimi,Peshore elektronike)
-Finiture (Bojra dhe llaqe, Pigmente, Korniza Gipsi, Profile gipsi, Leter murale, Stuko,Suva,Kolle,Allci, Vegla per lyerje dhe
Aksesore)
-Makineri Ndertimi dhe shumë produkte dhe shërbime të tjera. Duke filluar nga kontraktorët, tek tregtarët dhe shpërndarësit,
ofrues të shërbimeve, inxhinierë, prodhues dhe shumë të tjerë.

Cfarë ofron?
Në këtë panair prodhuesit e pajisjeve origjinale dhe shpërndarësit ekskluziv të pajisjeve, mjeteve, produkteve dhe shërbimeve
për ndërtimin, prodhimin e betonit dhe materialet komerciale të ndërtimit do të ekspozojnë produktet e tyre. Panairi tërheq
rreth 100 ekspozues dhe ofron edhe çertifikata për pjesmarrësit.

Njoftim
Organizatoret : Albexpo Group
Data e aktivite: 21, 22, 23 Shtator 2018
Vëndi: Pallati i Kongreseve, Tiranë( në Qendrën e Kryeqytetit)
Na kontaktoni per cdo pyetje apo paqartesi! Jemi ne dipozionin tuaj!
Cel : +355 69 2099997
+355 69 2061300
+355 69 8407163
Web: http://albexpo.com/
Facebook: https://w ww.facebook.com/Albexpo-Group-614388595305601/
Instagram: https://www.instagram.com/albexpo
Email: info@albexpo.com