Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë SHQIPERIA 2018

albexpo group 2018

Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë SHQIPERIA 2018

Posted by albexpo user in Panaire te zhvilluar 20 Nën 2017

Ju njoftojmë se për të 15-in vit, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Albexpo Group në bashkëpunim me Shoqatën e Mobilierëve Prodhues të Shqipërisë ( AWPA) organizojnë panairin e përvitshëm të mobilierisë Shqipëria 2018, i cili është programuar në kalendarin zyrtar të organizimit të panaireve në  Shqipëri.

 

Data e aktivitetit: nga 16/03/2018 deri në 18/03/2018

Organizator:        Albexpo Group

Vëndi:                 Pallati i Kongreseve, Tiranë ( në Qendrën e Kryeqytetit)

Tema:                   Prezantimi i Prodhimeve të Mobilieve nga Kompani Vëndase e të Huaja

Bashkëpunëtorë:  Shoqata e Mobilierëve Prodhues të Shqipërisë , Shoqata e Përpunuesve të Drurit

të Kosovës (SHPDK), Shoqatat si motra dhe Dhomat e Tregtisë të Rajonit.

  1. Panairi i Mobilerisë

Panairi i Mobilerisë ka filluar me edicionin e parë në vitin 2004. Në harkun kohor 1995 – 2003, sektori i mobilierisë, pergjithësisht tregtar ka ekspozuar në panairet e përgjithshme, por me kalimin e viteve, kompanitë shqiptare e vlerësuan pjesmarrjen në panaire, si pjesë shumë të rëndësishme të marketingut, e për rrjedhojë me shtimin e  kërkesave për pjesmarrje, u kalua në një panair të profilizuar vetëm për mobilierinë.

Në vijueshmërinë e viteve, ky panair ka patur sukses, si në rritjen e numerit të ekspozuesve me perqasje të lamive të ndryshme të këtij sektori, kryesisht atij prodhues vendor e jo vendor, ashtu dhe në rritjen e të interesuarve si vizitorë nga vendi dhe rrajoni. Këta mysafir kanë qënë përgjithësisht tregtarë të shumicës, studjo dizajni, arkitekt, ndërtues, hoteljer, administrator të ndryshëm në fushën e ekonomisë, sportit, kulturës, arsimit, turizmit, artit e të tjerë, gjithashtu dhe konsumatorë direkt.

Edicion i 15-të, edhe këtë vit sillet nga një bashkëorganizim i Albexpo Group – shoqëri e specializuar në fushën e oraganizimit dhe realizimit të ekspo – panaireve  dhe  Shoqatës së Prodhuesve të Mobilierisë të Shqipërisë – SHPMSH,  e lindur dhe e themeluar në vitin 2011, po në këtë panair.

  1. Përshkrimi i pjesëmarrësve

Organizatorët do të marrin për bazë disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve në Panair:

  • Pjesëmarrësi që perfiton lehtësira nga organizatori duhet të plotësojë këto kritere:
    1. Të jetë kompani e regjistruar legale.
    2. Të jetë anëtarë i SHPMSH, ose të bëhet.
    3. Të promovojë produkte ose shërbime “Made in Albania”.
    4. Të ketë kapacitete të mjaftueshme si kompani.
  • Pjesëmarrësi jo anëtarë duhet të plotësoj këto kritere:
    1. Të jetë kompani e regjistruar legale ose me përfaqesues legal në Shqipëri
    2. Kompania e huaj do ti nështrohet ligjit doganor të Republikës së Shqipërisë .
  • Profili i pjesëmarrësve:
  • Mobilieri për Shtëpinë:
  1. Mobilieri për paradhomën
  2. Mobilieri për sallonin
  3. Mobilieri për kuzhinën
  4. Mobilieri për dhoma gjumi
  5. Mobilieri për dhoma fëmijësh
  6. Mobilieri për banjot
  • Mobilieri për Zyra
  1. Mobilie zyre
  2. Pajisje zyre
  • Mobilieri për Hapsira Publike
  • Mobilieri për Hotele
  • Mobilieri për Bar – Kafe
  • Mobilieri për Restorante
  • Mobilieri për Kopshtet
  • Dekoracion për Kopshtet
  • Makineritë dhe Mjetet
  1. Makineritë e rënda të përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
  2. Mjetet e përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
  • Lëndë të Para
  • Paisje Shtesë
  1. Aksesor
  2. Paisje Ndricimi
  3. Elektoshtëpijake
  4. Pritshmëritë e pjesëmarrësve në Panairin Shqipëria 2018
  • Rritja e njohurive teknike të kompanive nga eksperiencat e njëri – tjetrit, si dhe nga prania e teknologjisë së lartë.
  • Zhvillimi i produkteve te reja në inovacion, dizajn dhe shumllojshmëri
  • Krijimi i kontakteve të reja me blerës potencial.
  • Mundësia e prezantimit të produkteve vendore tek kompanitë mysafire ndërkombëtare
  • Realizimi i kontratave.

AFATI FUNDIT PER APLIKIM : 30 Dhjetor 2017

Për më shumë kontaktoni në e-mail :

info@albexpo.comalbrelax@albexpo.comshpdsh.awpa@gmail.com  ose ne telefonat :

+355692099997 ( komunikimi në shqip)

4-pnm-shqiperia-2018-plan-pavioni-nr-41-pnm-shqiperia-2018-plan-pavioni-nr-12-pnm-shqiperia-2018-plan-pavioni-nr-23-pnm-shqiperia-2018-plan-pavioni-nr-34-reklama-per-fb-mobileria-tip1