Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë SHQIPERIA 2019

Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë SHQIPERIA 2019

Posted by tdbsupport in Panaire te pazhvilluar 25 Tet 2018

 

Ju njoftojmë se për të 16-in vit, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Albexpo Group në bashkëpunim me Shoqatën e Mobilierëve Prodhues të Shqipërisë ( AWPA) organizojnë panairin e përvitshëm të mobilierisë Shqipëria 2019, i cili është programuar në kalendarin zyrtar të organizimit të panaireve.

 

 

Data e aktivitetit: nga 14/03/2019 deri në 17/03/2019

Organizator:        Albexpo Group

Vëndi:                 Pallati i Kongreseve, Tiranë ( në Qendrën e Kryeqytetit)

Tema:                   Prezantimi i Prodhimeve të Mobilieve nga Kompani Vëndase e të Huaja

Bashkëpunëtorë:  Shoqata e Mobilierëve Prodhues të Shqipërisë , Shoqata e Përpunuesve të Drurit

të Kosovës (SHPDK), Shoqatat si motra dhe Dhomat e Tregtisë të Rajonit.

 

Panairi i Mobilerisë

Panairi i Mobilerisë ka filluar me edicionin e parë në vitin 2004. Në harkun kohor 1995 – 2003, sektori i mobilierisë, pergjithësisht tregtar ka ekspozuar në panairet e përgjithshme, por me kalimin e viteve, kompanitë shqiptare e vlerësuan pjesmarrjen në panaire, si pjesë shumë të rëndësishme të marketingut, e për rrjedhojë me shtimin e  kërkesave për pjesemarrje, u kalua në një panair të profilizuar vetëm për mobilierinë.

Në vijueshmërinë e viteve, ky panair ka patur sukses, si në rritjen e numerit të ekspozuesve me perqasje të lamive të ndryshme të këtij sektori, kryesisht atij prodhues vendor e jo vendor, ashtu dhe në rritjen e të interesuarve si vizitorë nga vendi dhe rajoni. Këta mysafir kanë qënë përgjithësisht tregtarë të shumicës, studjo dizajni, arkitekt, ndërtues, hoteljer, administrator të ndryshëm në fushën e ekonomisë, sportit, kulturës, arsimit, turizmit, artit e të tjerë, gjithashtu dhe konsumatorë direkt.

Edicioni i 16-të, edhe këtë vit sillet nga një bashkëorganizim i Albexpo Group – shoqëri e specializuar në fushën e oraganizimit dhe realizimit të ekspo – panaireve  dhe  Shoqatës së Prodhuesve të Mobilierisë të Shqipërisë – SHPMSH,  e lindur dhe e themeluar në vitin 2011, po në këtë panair.

 

Përshkrimi i pjesëmarrësve

Organizatorët do të marrin për bazë disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve në Panair:

 

Pjesëmarrësi që perfiton lehtësira nga organizatori duhet të plotësojë këto kritere:

 

  1. Të jetë kompani e regjistruar legale ose me përfaqesues legal në Shqipëri
  2. Kompania e huaj do ti nështrohet ligjit doganor të Republikës së Shqipërisë .

 

Profili i pjesëmarrësve:

 

  1. Mobilieri për Shtëpinë:
  2. Mobilieri për paradhomën
  3. Mobilieri për sallonin
  4. Mobilieri për kuzhinën
  5. Mobilieri për dhoma gjumi
  6. Mobilieri për dhoma fëmijësh
  7. Mobilieri për banjot
  8. Mobilieri për Zyra
  9. Mobilie zyre
  10. Pajisje zyre
  11. Mobilieri për Hapsira Publike
  12. Mobilieri për Hotele
  13. Mobilieri për Bar – Kafe
  14. Mobilieri për Restorante
  15. Mobilieri për Kopshtet
  16. Dekoracion për Kopshtet
  17. Makineritë dhe Mjetet
  18. Makineritë e rënda të përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
  19. Mjetet e përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
  20. Lëndë të Para
  21. Paisje Shtesë
  22. Aksesor
  23. Paisje Ndricimi
  24. Elektoshtëpiake

 

Pritshmëritë e pjesëmarrësve në Panairin Shqipëria 2019

  1. Rritja e njohurive teknike të kompanive nga eksperiencat e njëri – tjetrit, si dhe nga prania e teknologjisë së lartë.
  2. Zhvillimi i produkteve te reja në inovacion, dizajn dhe shumllojshmëri
  3. Krijimi i kontakteve të reja me blerës potencial.
  4. Mundësia e prezantimit të produkteve vendore tek kompanitë mysafire ndërkombëtare
  5. Realizimi i kontratave.

 

AFATI FUNDIT PER APLIKIM : 31 JANAR 2019

Për më shumë kontaktoni në e-mail :

info@albexpo.com,   ose ne telefonat :

+355692099997 ( komunikimi në shqip)

+35569 84 07163,  +35569 73 65065  (komunikim ne anglisht,italisht,gjermanisht)