Panairi Ndërkombetar i Turizmit “Tirana 2017”

baner-panairi-i-turizmit-2017-sq

Panairi Ndërkombetar i Turizmit “Tirana 2017”

Posted by tdbsupport in Panaire te pazhvilluar 05 Dhj 2016

Albexpo Group në bashkëpunim me shoqatat Turistike Shqiptare dhe të Rajonit organizojnë panairin e përvitshëm Ndërkombëtare të Turizmit “Tirana 2017.

Datat e aktivitetit:
nga 24/03/2017 deri në 25/03/2017itf-photo

Organizator:
Albexpo Group dhe shoqatat Turistike Shqiptare ete Rajonit.

Vendi:
Pallati i Kongreseve, Tirane

Tema:
Prezantimi i  Potencialeve, Guidave dhe Paketave Turistike për Shqiperinë, Vëndet e Rajonit e më gjërë.

Bashkepunetor:
Shoqatat e Artizanëve ,te Hotelierëve dhe te Artit Kulinar të vëndeve pjesëmarrëse.

Panairi Nderkombetar i Turizmit “Tirana 2017”
Në një kohë kur turizmi botëror është i zhvilluar prej dekadash, vëmëndja e shumë pushuesve është tërhequr me kuriozitet drejt destinacionit më të ri turistik, Ballkanit Perëndimor. Duke lënë pas kohën e problematikave, ky rajon është i gatshëm të ofrojë mundësinë e zbulimit më të ri të një prej popullimeve më të hershme të botës. Me një kombinim magjik të natyrës pothuaj te virgjër me historinë, kulturën dhe traditat e popujve, Ballkani Perëndimor ka potencialin për tu shndërruar në një prej destinacioneve më të kërkuara nga turistët.
Mundësuar nga bukuritë natyrore të rajonit, Ballkani Perëndimor është shumë i pasur në ofertë për turizëm të shumëllojshëm. Iniciativa përmirësuese duhen praktikuar vazhdimisht për formimin dhe zhvillimin e infrastrukturave të përshtatshme. Të gjitha vëndet e rajonit janë duke ndërmarrë veprime për rregullimin e legjislacionit përkatës si mbështetje e rritjes ekomomike të vëndeve, duke marrë pikë krahasimi politikat dhe parimet e punës së Evropës.itf-2

Për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në kete rajon është shumë i rëndësishëm angazhimi dhe bashkëpunimi i komuniteteve lokale dhe kombëtare, si dhe futja e eksperiencave ndërkombëtare më të arrira në këtë fushë. Zhvillimi i turizmit në Ballkanin Perëndimor ka premisa premtuese sic e tregojne dhe statistikat e fundit, dhe kjo mund të konstatohet nga përkushtimi i secilit prej shteteve në politikat e rritjes për arritjen e standarteve ndërkombëtare. Ndërkohë që secili prej tyre punon në promovimin e vendit të tij, shumë turistë janë të tërhequr të vizitojnë brenda të njëjtit udhëtim disa prej vendeve ne kete rajon, dëshirë kjo e justifikuar nga afërsia gjeografike si dhe nga diversiteti turistik. Një nevojë lind në këtë rast për bashkëpunime të ngushta e konkrete në këtë kuadër ndërmjet shteteve për promovimin e Ballkanit Perëndimor si njësi e tërë turistike. Bashkëbisedimet për hartimin e policave të përbashkëta rregulluese jane domosdoshmëri dhe ofrimi i paketave turistike zinxhir, do të ishin shumë ndihmëse për të gjitha vendet. Promovimi i Turizmit të Ballkanit Perëndimor si destinacion turistik i integruar, jo vetëm që do të afronte turistët lokalë por edhe ata ndërkombëtarë.

Përshkrimi i pjesëmarrësve:
Organizatoret do te marrin për bazë disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve ne Panair

  •  Operator Turistikitf-tirana-2011
  • Agjenci Udhëtimi
  •  Hotel – Restorant
  •  Bujtinë
  •  Linjë Ajrore – Detare
  •  Artizan
  • Prodhues te vererave
  • Institucion Publik

Vëndet e pjesëmarrësve:
Në këtë aktivitet planifikohet të jenë pjesëmarrës operatorë dhe lojtarë të rëndësishëm të turizmit kryesisht nga keto vënde:

  • Shqipëri
  • Kosovëitf-tirana-2012
  • Italia
  • Greqia
  • Mal i Zi
  • Serbi
  • Kroacia
  • Turqia
  • Maqedoni
  • Bosnje-Herzegovinë

Cfarë mund të përfitohet në Panairi Ndërkombëtar të Turizmit  “Tirana 2017” ?

  •  Promovimi i shërbimeve dhe produkteve turistike që ofrohen në gjithe Ballkanin Perëndimor
  • Ngritja e nje rrjeti te paketave turistike, te cilat promovojne Ballkanin Perëndimor si destinacion turistik
  •  Marrja e informacionit më të fundit tregtar në lidhje me turizmin e shteteve të Ballkanit Perëndimor
  • Marrja e informacionit të fundit mbi legjislacionin dhe marrëvëshjet lehtësuese ndërmjet shteteve
  •  Mundësia për të kontaktuar dhe zhvilluar lidhje me njerëz, kompani e organizata
  • Shkëmbim eksperience dhe informacioni mbi njohuritë direkte në sektor
  • Të fitohet kuptueshmëri mbi potencialet e bashkëpunimit
  • Të fitohet kuptueshmëri mbi potencialet e investimit në bashkëpunim
  •  Realizimi i kontratave

 

KONFERENCA DHE B2B
Panairi synohet të organizohet në bashkëpunim me Shoqatat Ballkanike te Turizmit dhe Hotelerise. Konferencë dhe ekspozitë për të gjithë aktorët e turizmit dhe sipërmarrës që janë të interesuar për të mësuar më tepër për prirjet e reja, sfidat dhe oportunitetet në industrinë e Turizmit , si dhe për indentifikimin e partnerevë të rinj, agjentëve dhe potencialit investues në rajon.Të ftuar special do të jenë Institucione dhe Universitetet e Turizmit nga shtetet e ndryshme të Rajonit. Me këto institucione synohet organizimi i konferencave të drejtuara prej tyre me tema si:itf-tirana-2016

  •  Turizmi industria më e madhe në botë që siguron të ardhura ekonimike dhe siguri
  • Rëndësia e Formimit Profesional në Turizëm
  • Rritjen e Bashkëpunimit Rajonal dhe Promovimin e këtij Bashkepunimit në Botë
  • Promovimin e Turizmit të Qëndrueshëm

Ashtu sic është e praktikës në evente të tjera të ngjajshme, Panairi Ndërkombetar i Turizmit “Tirana 2017” do të ofrojë hapësira për eksperincat Be-to-Be.

Me respekt
Organizatoret

Për më shumë informacionn ju lutem kontaktoni në e-mail:
info@albexpo.com , tourism@albexpo.com

Cel: +355692061300

2-plani-itf-dt-25-25-mars-2017-per-webreklama-per-fb-turizmi-shqip