Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “ Tirana 2018”

banderola-turizmi-2018

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “ Tirana 2018”

Posted by albexpo user in Njoftime, Panaire te pazhvilluar 20 Nën 2017

Albexpo Group në bashkëpunim me shoqatat Turistike Shqiptare dhe të Rajonit organizojnë panairin e përvitshëm Ndërkombëtare të Turizmit “Tirana 2018.

Datat e aktivitetit:   30/03/2018   –  31/02/2018

Organizatorët:   Albexpo Group dhe shoqatat Turistike Shqiptare dhe të Rajonit.

Vendi:    Pallati i Kongreseve, Tiranë

Tema:     Prezantimi i  Potencialeve, Guidave dhe Paketave Turistike për Shqiperinë, Vëndet e Rajonit e më gjërë.

Bashkepunetor:    Shoqatat e Artizanëve, të Hotelierëve dhe të Artit Kulinar të vëndeve pjesëmarrëse.

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit  “Tirana 2018”
Në një kohë kur turizmi botëror është i zhvilluar prej dekadash, vëmëndja e shumë pushuesve është tërhequr me kuriozitet drejt destinacionit më të ri turistik, Ballkanit Perëndimor. Duke lënë pas kohën e problematikave, ky rajon është i gatshëm të ofrojë mundësinë e zbulimit më të ri të një prej popullimeve më të hershme të botës. Me një kombinim magjik të natyrës pothuaj të virgjër me historinë, kulturën dhe traditat e popujve, Ballkani Perëndimor ka potencialin për tu shndërruar në një prej destinacioneve më të kërkuara nga turistët.
Mundësuar nga bukuritë natyrore të rajonit, Ballkani Perëndimor është shumë i pasur në ofertë për turizëm të shumëllojshëm. Iniciativa përmirësuese duhen praktikuar vazhdimisht për formimin dhe zhvillimin e infrastrukturave të përshtatshme. Të gjitha vëndet e rajonit janë duke ndërmarrë  veprime për rregullimin e legjislacionit përkatës si mbështetje e rritjes ekomomike të vëndeve të tyre, duke marrë pikë krahasimi politikat dhe parimet europiane. Për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në këtë rajon është shumë i rëndësishëm angazhimi dhe bashkëpunimi i komuniteteve lokale dhe kombëtare, si dhe futja e eksperiencave ndërkombëtare më të arrira në këtë fushë.  Zhvillimi i turizmit në Ballkanin Perëndimor ka premisa premtuese sic e tregojnë dhe statistikat e fundit, dhe kjo mund të konstatohet nga përkushtimi i secilit prej shteteve në politikat për arritjen e standarteve ndërkombëtare. Ndërkohë që secili prej tyre punon në promovimin e vendit të tij, shumë turistë janë të tërhequr të vizitojnë brënda të njëjtit udhëtim disa prej vëndeve në këtë rajon, dëshirë kjo e justifikuar nga afërsia gjeografike si dhe nga diversiteti turistik. Një nevojë lind në këtë rast për bashkëpunime të ngushta e konkrete në këtë kuadër ndërmjet shteteve për promovimin e Ballkanit Perëndimor si njësi e tërë turistike. Bashkëbisedimet për hartimin e policave të përbashkëta rregulluese janë domosdoshmëri dhe ofrimi i paketave turistike zinxhir, do të ishin shumë ndihmëse për të gjitha vendet. Promovimi i Turizmit të Ballkanit Perëndimor si destinacion turistik i integruar, jo vetëm që do të afronte turistët lokalë por edhe ata ndërkombëtarë.

Profili i ekspozuesve
Organizatorët do të marrin për bazë disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve në Panair:

  • Operator Turistik
  • Agjenci Udhëtimi
  • Hotel – Restorant
  • Bujtinë
  • Linjë Ajrore – Detare
  • Artizan
  • Prodhues i verërave
  • Institucion Publik

Vëndet e pjesëmarrësve
Në këtë aktivitet planifikohet të jenë pjesëmarrës operatorë dhe lojtarë të rëndësishëm të turizmit kryesisht nga keto vënde:

  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Italia
  • Greqia
  • Mal i Zi
  • Turqia
  • Serbi
  • Maqedoni
  • Kroacia

Cfarë mund të përfitohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit  “Tirana 2018” ?

  • Promovimi i shërbimeve dhe produkteve turistike që ofrohen në gjithe Ballkanin Perëndimor.
  • Ngritja e nje rrjeti te paketave turistike, te cilat promovojne Ballkanin Perëndimor si destinacion turistik.
  • Marrja e informacionit më të fundit tregtar në lidhje me turizmin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
  • Marrja e informacionit të fundit mbi legjislacionin dhe marrëvëshjet lehtësuese ndërmjet shteteve.
  • Mundësia për të kontaktuar dhe zhvilluar lidhje me njerëz, kompani e organizata.
  • Shkëmbim eksperience dhe informacioni mbi njohuritë direkte në sektor.
  • Të fitohet kuptueshmëri mbi potencialet e bashkëpunimit.
  • Të fitohet kuptueshmëri mbi potencialet e investimit në bashkëpunim.
  • Realizimi i kontratave

 

KONFERENCA DHE B2B
Panairi synohet të organizohet në bashkëpunim me Shoqatat Ballkanike te Turizmit dhe Hotelerisë. Konferenca dhe ekspozitë për të gjithë aktorët e turizmit dhe sipërmarrësit që janë të interesuar për të mësuar më tepër për prirjet e reja, sfidat dhe oportunitetet në industrinë e Turizmit , si dhe për indentifikimin e partnerevë të rinj, agjentëve dhe potencialit investues në rajon.Të ftuar special do të jenë Institucione dhe Universitetet e Turizmit nga shtetet e ndryshme të Rajonit. Me këto institucione synohet organizimi i konferencave të drejtuara prej tyre me tema si:

  • Turizmi industria më e madhe në botë që siguron të ardhura ekonimike dhe siguri.
  • Rëndësia e Formimit Profesional në Turizëm.
  • Rritjen e Bashkëpunimit Rajonal dhe Promovimin e këtij Bashkëpunimit në Botë.
  • Promovimin e Turizmit të Qëndrueshëm.
  • Ashtu sic është e praktikës në evente të tjera të ngjajshme, Panairi Ndërkombetar i Turizmit “Tirana 2018” do të ofrojë hapësira për eksperincat Be-to-Be.

Me respekt
Organizatoret

 

Për më shumë informacionn ju lutem kontaktoni në e-mail:
info@albexpo.com;

tourism.albexpo@gmail.com,

Cel:  +355 69 20 99997;

Cel:  +355 69 77 65065 ( Anglisht, Gjermanisht, Italisht)

Cel:  +355 69 20 61300 ( Anglisht,  Italisht)

2-plan-pnt-tirana-2018-30-31-mars

1-plan-pnt-tirana-2018-dt-30-31-mars