15th Edition – International Fair “Prishtina 2015”

Edicioni 15 – Panairi Ndërkombëtar ”Prishtina 2015”
Shkurt 22, 2015

Edicioni 15 – Panairi Ndërkombëtar ”Prishtina 2015”
Data e aktivitetit: nga 08/05/2015 deri ne 11/05/2015
Panairi Ndërkombëtar ”Prishtina 2015”
29 Maj 2015- Rreth 120 kompani nga Kosova, rajoni dhe Evropa, po marrin pjesë në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2015”I cili u hap sot .
Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu, ka pohuar se pjesëmarrja e kompanive dhe nga Evropa, dëshmon që Kosova është në rrugën Evropiane. Gërxhaliu, po ashtu, ka theksuar se vula e fitoreve politike, është zhvillimi ekonomik.

“OEK si parakusht e ka vërtetë që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik sa më tepër që është e mundur. Dua të besoj se vula e fitoreve politike, është zhvillimi ekonomik. Kur bisedohet për zhvillimin ekonomik, sektori privat është bartësi kyç i kësaj beteje. Komuniteti i biznesit vendor mund, di dhe do t’ia dal, të jetë shtytës i këtyre proceseve dhe me një mbështetje dhe partneritet institucional, do t’ia dalim në këtë drejtim”, tha Gërxhaliu.

Ai vlerësoi se njohja e gjerë diplomatike e Kosovës dhe inkuadrimi i ekonomisë së saj në rrjedhat bashkëkohore ekonomike e përbëjnë dy anë të së njëjtës medalje: të qenit anëtar i barabartë i komunitetit ndërkombëtar.

“Ne në Odë Ekonomike jemi të ndërgjegjshëm se duhet ende shumë mund e punë në reformimin e ekonomisë sonë dhe zhvillimin e saj të hovshëm për tu barazuar me rajonin dhe për tu bashkërenditur me trendët kryesore ekonomike botërore. Panairi që sot po e hapim dëshmon se Kosova mund të bëjë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, sepse jemi në gjendje që një ngjarje të madhe ekonomike ta organizojmë sipas standardeve ndërkombëtare” .

Gerxhaliu tha se Oda ekonomike synon ndërkombëtarizimin e ekonomisë së Kosovës në të njëjtën mënyrë se si diplomacia e Kosovës punon për njohje të reja ndërkombëtare
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila apeloi tek qeveritë, sidomos ato të rajonit, që edhe mallrat nga Kosova duhet të kenë të njëjtin trajtim në panairet në Serbi, në Bosnjë-Hercegovinë dhe në vende tjera.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj tha se ky është argumenti më i mirë që ekonomia e Kosovës po rrit konkurrencën
Organizatorët dhe bizneset vlerësuan lart rezultatet e këtij panairi, duke pohuar se përmes panaireve eliminohen të gjitha muret ndarëse mes komunitetit të bizneseve.
Në përgjithësi ka qenë një panair i cili ka vulos ardhmërinë ekonomike të Kosovës dhe përmes këtij panairi është dëshmuar pjekuria e komunitetit të biznesit vendor. Është dëshmuar gatishmëria e biznesit nga Kosova për proceset integruese dhe në të njëjtën kohë për herë të parë janë eliminuar të gjitha muret ndarëse mes komunitetit të bizneseve qoftë në nivel bilateral, qoftë në nivel rajonal, apo edhe evropian nga vet fakti që sot këtu kontaktojnë kompani nga Serbia, Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe mbarë Evropa. Ky është një mesazh shumë pozitiv karshi investitorëve të huaj dhe karshi opinionit politik për realitetin kosovar.

  • Date : Maj 8, 2015 - Maj 11, 2015
  • Time : 10:00 am - 4:30 pm (UTC)
  • Reg. Deadline : Korrik 22, 2021
  • Venue : Pristina, XK