International Fair of Furniture Albania 2019

Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë SHQIPERIA 2019

Ju njoftojmë se për të 16-in vit, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Albexpo Group në bashkëpunim me Shoqatën e Mobilierëve Prodhues të Shqipërisë ( AWPA) organizojnë panairin e përvitshëm të mobilierisë Shqipëria 2019, i cili është programuar në kalendarin zyrtar të organizimit të panaireve. https://youtu.be/QymWpVieuXU

Data e aktivitetit:    nga 14/03/2019 deri në 17/03/2019

Organizator:        Albexpo Group.

Vendi:               Pallati i Kongreseve, Tiranë( në Qendrën e Kryeqytetit)

Tema:               Prezantimi i prodhimeve të mobilieve nga kompani vendase dhe te huaja

Bashkëpunëtorë: Shoqata e Mobilierëve Prodhues të Shqipërisë , Shoqata e Përpunuesve të Drurit

të Kosovës (SHPDK), Shoqatat si motra dhe Dhomat e Tregtisë të Rajonit.

 

  1. Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë SHQIPERIA 2019

Panairi i Mobilerisë ka filluar me edicionin e parë në vitin 2004. Në harkun kohor 1995 – 2003, sektori i mobilierisë, përgjithësisht tregtar ka ekspozuar në panairet e përgjithshme, por me kalimin e viteve, kompanitë shqiptare e vlerësuan pjesëmarrjen në panaire, si pjesë shumë të rëndësishme të marketingut, e për rrjedhojë me shtimin e kërkesave për pjesëmarrje, u kalua në një panair të profilizuar vetëm për mobilerinë.

Në vijueshmërinë e viteve, ky panair ka patur sukses, si në rritjen e numerit të ekspozuesve me perqasje të lamive të ndryshme të këtij sektori, kryesisht atij prodhues vendor e jo vendor, ashtu dhe në rritjen e të interesuarve si vizitorë nga vendi dhe rajoni. Këta mysafir kanë qënë përgjithësisht tregtarë të shumicës, studjo dizajni, arkitekt, ndërtues, hoteljer, administrator të ndryshëm në fushën e ekonomisë, sportit, kulturës, arsimit, turizmit, artit e të tjerë, gjithashtu dhe konsumatorë direkt. Edicioni i 16-të, edhe këtë vit sillet nga një bashkëorganizim i Albexpo Group – shoqëri e specializuar në fushën e oraganizimit dhe realizimit të ekspo – panaireve dhe Shoqatës së Prodhuesve të Mobilierisë të Shqipërisë – SHPMSH, e lindur dhe e themeluar në vitin 2011, po në këtë panair.

 

  1. Përshkrimi i pjesëmarrësve

Organizatorët do të marrin për bazë disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve në Panair:

  1. Të jetë kompani e regjistruar ligjore ose me përfaqësues ligjor në Shqipëri
  2. Kompania e huaj do ti nënshtrohet ligjit doganor të Republikës së Shqipërisë

 

 

  • Profili i pjesëmarrësve:
  • Mobileri për shtëpinë:
  1. Mobileri për paradhomën
  2. Mobileri për sallonin
  3. Mobileri për kuzhinën
  4. Mobileri për dhoma gjumi
  5. Mobileri për dhoma fëmijësh
  6. Mobilieri për banjot
  • Mobileri për zyra
  1. Mobileri zyre
  2. Pajisje zyre
  • Mobileri për hapësira publike
  • Mobileri për hotele
  • Mobileri për bar – kafe
  • Mobileri për restorante
  • Mobileri për kopshtet
  1. Dekor për kopshtet
  2. Mobileri për kopshtet
  • Makineritë dhe mjetet
  1. Makineritë e rënda të përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
  2. Mjetet e përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
  • Lëndë të para
  • Pajisje shtesë
  1. Aksesor
  2. Pajisje
  3. Pajisje ndriçimi
  4. Elektro-shtëpiake

Ju ftojme te merrni pjese

Rritja e njohurive teknike të kompanive nga eksperiencat e njëri – tjetrit, si dhe nga prania e teknologjisë së lartë. Zhvillimi i produkteve te reja në inovacion, dizajn dhe shumëllojshmëri Krijimi i kontakteve të reja me blerës potencial. Mundësia e prezantimit të produkteve vendore tek kompanitë ndërkombëtare Realizimi i kontratave.
Organizuesit

AFATI FUNDIT PER APLIKIM : 31 JANAR 2019

Për më shumë kontaktoni në: e-mail

info@albexpo.com,

nr. telefoni

+35569 2099 997 (communication in Albanian),

+35569 84 07163,  +35569 73 65065  (communication on English, Italian, German)

  • Date : Mars 14, 2019 - Mars 17, 2019
  • Time : 10:00 am - 4:30 pm (UTC)
  • Reg. Deadline : Korrik 22, 2021
  • Venue : Tiranë , ALB