Panairi Ndërkombëtar i Mobilerisë “SHQIPERIA 2023”...
Albexpo Group njofton se, në muajin MARS 2023 on Dates 16-19, will be held at the Palace of Congresses in Tirana, the “Panairi Ndërkombëtar i Mobilerisë Shqipëria 2023”
Albexpo Group organizon panairin e përvitshëm të mobilerisë Shqipëria 2023, i cili është programuar në kalendarin zyrtar të organizimit të panaireve.
Activity Date: From 16/03/2023 until 19/03/2023
Organizator: Albexpo Group.
Vendi: Pallati i Kongreseve,, Tirane ( në Qendrën e Kryeqytetit)
Tema: Prezantimi i prodhimeve të mobilieve nga kompani vendase dhe te huaja
Vizitore Konsumatorë – 2022: 7000 persona fizik (sipas anketimit)
Vizitore nga biznesi – 2022: 1500 persona fizik dhe juridik (biznese)
- Panairi i Mobilerisë
Panairi i Mobilerisë ka filluar me edicionin e parë në vitin 2004. Në harkun kohor 1995 – 2003, sektori i mobilierisë, përgjithësisht tregtar ka ekspozuar në panairet e përgjithshme, por me kalimin e viteve, kompanitë shqiptare e vlerësuan pjesëmarrjen në panaire, si pjesë shumë të rëndësishme të marketingut, e për rrjedhojë me shtimin e kërkesave për pjesëmarrje, u kalua në një panair të profilizuar vetëm për mobilerinë.
Në vijueshmërinë e viteve, ky panair ka patur sukses, si në rritjen e numerit të ekspozuesve me perqasje të lamive të ndryshme të këtij sektori, kryesisht atij prodhues vendor e jo vendor, ashtu dhe në rritjen e të interesuarve si vizitorë nga vendi dhe rajoni. Këta mysafir kanë qënë përgjithësisht tregtarë të shumicës, studjo dizajni, arkitekt, ndërtues, hoteljer, administrator të ndryshëm në fushën e ekonomisë, sportit, kulturës, arsimit, turizmit, artit e të tjerë, gjithashtu dhe konsumatorë direkt. Edicioni i 16-të, edhe këtë vit sillet nga një bashkëorganizim i Albexpo Group – shoqëri e specializuar në fushën e oraganizimit dhe realizimit të ekspo – panaireve dhe Shoqatës së Prodhuesve të Mobilierisë të Shqipërisë – SHPMSH, e lindur dhe e themeluar në vitin 2011, po në këtë panair.
- Përshkrimi i pjesëmarrësve
Organizatorët do të marrin për bazë disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve në Panair:
- Të jetë kompani e regjistruar ligjore ose me përfaqësues ligjor në Shqipëri
- Kompania e huaj do ti nënshtrohet ligjit doganor të Republikës së Shqipërisë
- Profili i pjesëmarrësve:
- Mobileri për shtëpinë:
- Mobileri për paradhomën
- Mobileri për sallonin
- Mobileri për kuzhinën
- Mobileri për dhoma gjumi
- Mobileri për dhoma fëmijësh
- Mobilieri për banjot
- Mobileri për zyra
- Mobileri zyre
- Pajisje zyre
- Mobileri për hapësira publike
- Mobileri për hotele
- Mobileri për bar – kafe
- Mobileri për restorante
- Mobileri për kopshtet
- Dekor për kopshtet
- Mobileri për kopshtet
- Makineritë dhe mjetet
- Makineritë e rënda të përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
- Mjetet e përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
- Lëndë të para
- Pajisje shtesë
- Aksesor
- Pajisje
- Pajisje ndriçimi
- Elektro-shtëpiake
Ju ftojme te merrni pjese
Rritja e njohurive teknike të kompanive nga eksperiencat e njëri – tjetrit, si dhe nga prania e teknologjisë së lartë.
Zhvillimi i produkteve te reja në inovacion, dizajn dhe shumëllojshmëri
Krijimi i kontakteve të reja me blerës potencial.
Mundësia e prezantimit të produkteve vendore tek kompanitë ndërkombëtare
Realizimi i kontratave.
Organizuesit
AFATI FUNDIT PER APLIKIM : 10 MARS 2023
Për më shumë kontaktoni në: e-mail
nr. telefoni
+35569 2099 997 +35569 2090 899, +35569 7365 065
(komunikim ne Anglisht, Italisht, Gjermanisht)