“Touristic Albania 2012” Fair

Panairi “Shqiperia Turistike 2012”

Data e aktivitetit:nga 25/04/2012 deri ne 27/04/2012

Organizator:: Albexpo Group & FIAA

Vendi:Pallati i Kongreseve, Tirane

Tema:Zhvillimi i Turizmit ne Shqiperi dhe Rajon

Bashkepunetore:Shoqata Shqiptare e Turizmit, Bashkia Tirane, Durres, Shkoder, Korce, Pogradec etj…

Pjesmarres:Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Turqia, Greqia, Kroacia, Italia, etj

Supported / Sponsor:KATA & USAID

Duke i qëndruar besnik qëllimit të Albexpo për asistencë dhe garanci të plotë në promovimin e punës suaj, „Panairi Shqipëria Turistike 2012“ ofron mundësinë e zhvillimit të takimeve B2B, të paracaktuara në një platformë informative ku secilli operator disponon hapësirën e tij për kontakt dhe diskutim. Grupi organizator ka parapare qe pervec vizitoreve te lire dhe ekspozuesve ne panair, te programoje vizita te rezervuara ndermjet agjensioneve turistike dhe hoteleve, resorteve, restoranteve, venarise si destinacion turistik.

Qe do te thote, me marrjen e listes se pjesmarresve kryesisht nga trevat Shqiptare sipas nje database ( te dhena baze adresash Hotele, Restorante, Resorte dhe Agjensi), dhe me njoftimin ne forme pyetesori, ju caktoni se me cilet nga pjesmarresit doni takime per bashkepunim. Pas përgjigjes suaj konfirmuese me te perzgjedhurit nga ju, ne do te hartojme programin e takimeve per te 3 ditet e panairit.

  • Ju përcaktoni rolin dhe qëllimin tuaj.
  • Ju identifikoni subjektet e interesit.
  • Ne ju sigurojmë vendin, mjedisin e duhur dhe koordinojmë në mënyrë efikase promovimin e biznesit tuaj.

Ne ju sigurojmë vendin, mjedisin e duhur dhe koordinojmë në mënyrë efikase promovimin e biznesit tuaj. Shqipëria, me anë të bukurisë së saj natyrore, kulturës, trashëgimisë dhe vendeve arkeologjike, ka shumë për tu ofruar turistëve. Ajo mund të konsiderohet një nga perlat e pa eksploruara te gjerdanit mesdhetar duke garantuar kështu atraksion turistik. Shqipëria ofron potencial të pafund për investitorët të cilët duan të përfitojnë nga oportunitete të pa eksploruara në turizëm dhe të ndihmojnë në zhvillimin e kësaj industrie dhe ta bëjnë atë sektor kyç në ekonominë e vendit.

Edhe viti 2011 konfirmoi se numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë është në rritje të vazhdueshme, një tregues i qartë i rritjes së fuqishme të krijuar nga përmirësimet në infrastrukturë dhe kushtet e biznestit që e mbështesin industrinë turistike në vend. Agjensia e lajmeve CNN ka renditur Shqipërinë si një ndër destinacionet kryesore që duhen vizituar në 2011 duke e pozicionuar në vendin e gjashtë të listës. Faqja e famshme turistike Lonly Planet, e ka vendosur atë në krye të renditjes së destinacioneve më të këshilluara.

Pozicioni i saj gjeografik, si pjese përbërse e Ballkanit Perendimor lehtëson mundësitë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të zhvillimit të turizmit të qendrueshëm në këtë rajon. Në vitet e fundit, organizata ndërkombëtare USAID/RCI , GiZ kanë marrë në fokus zhvillimin e turizmit dhe promovimin e shteteve të Ballkanit Perëdimor me qëllim integrimin e tij në hartën e destinacioneve turistike botërore. Gjthashtu, janë nisur bashkëbisedimet për disenjimin e paketave të integruara turistike ndërshtetërore. Në këtë kuadër është shumë i rëndësishëm angazhimi dhe bashkëpunimi i komuniteteve lokale dhe kombëtare, si dhe futja e eksperiencave ndërkombëtare më të arrira në këtë fushë.

Në përpjekje për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të industrisë së turizmit në Shqipëri dhe për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të zgjedhur, në kuadër të 100Vjetori te Pavarësise Panairi “Shqipëria Turistike 2012”, do të mbahet në datat 25-27 Prill 2012, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të tërheqë më shumë investitorë të sektorit të turizmit, duke shpresuar në rritjen e turistëve në vend. “Shqipëria Turistike 2012”  do të jetë vendi më i përshtatshëm për të konktaktuar dhe zhvilluar lidhjet me njerëzit e duhur dhe organizata siç janë institucionet qeveritare, bashkitë, aeroportet, portet, partnerë të mundshëm biznesi, operatorë turizmi dhe real estate, të cilët së bashku do të ndajnë përvojën, vizionet dhe projektet e tyre me pjesmarrësit.

Në këtë event do të jenë të ftuar ekzibitorë nga shtete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor dhe Rajonit më gjerë me qëllim afrimin e mundësive për bashkëpunim rajonal. Për te krijuar një atraksion më të madh ndaj turistit, ky panair synon zhvillimin e bashkëbisedimeve për hartimin e paketave të përbashkëta turistike ndërshtetërore dhe promovimin e Ballkanit Perëndimor si njesi turistike e integruar.

Përvec Shqipërisë, në këtë aktivitet do të jenë pjesëmarrës operatorë dhe lojtarë të rendesishëm të turizmit nga te gjitha vendet e Rajonit:

Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi, Turqia, Kroaci, Greqi, Slloveni

  • Agjensitë Turistike
  • Hoteleria
  • Artizanët
  • Arti Kulinar
  • Turizmi i Verës

Vizitorët dhe pjesmarrësit do të përfitojnë si më poshtë:

  • Të marrin informacionin më të fundit tregtar në lidhje me industrinë e turizmit Shqiptar.
  • Të marrin legjislacionin më të fundit në lidhje me turizmin në Shqipëri.
  • Të përjetojnë dhe kuptojnë historinë dhe prejardhjen e industrisë së turizmit në Shqipëri.
  • Të organizojnë takime me të interesuarit dhe me partnerë të mundshëm biznesi.
  • Të kontaktojnë dhe zhvillojnë marrëdhënie tregtare me aktorët e tregut.
  • Të vlerësojnë dhe fitojnë njohuri direkte të karakteristikave të shërbimeve/produkteve të reja.
  • Të shpërndajnë dhe diskutojnë risitë në industrinë e turizmit dhe se si mund të aplikohen ato në Shqipëri.
  • Të marrin pjesë në konferenca, seminare dhe evente të ngjashme.
  • Të dëgjojnë agjensitë turistike vendase dhe të huaja të cilat do të prezantojnë eksperiencat e tyre të punës në Shqipëri dhe të ofrojnë produket e tyre më të fundit.
  • Të fitojnë një kuptueshmëri më të mirë të potencialit investues që ekziston në turizmin Shqiptar.
  • Të fitojnë kuptueshmëri të mundësive të Trashëgimisë kulturore dhe eko- turizmit nga prezantimet me fokus në trashëgiminë e pasur kulturore dhe tërheqjen universale të vendeve të tilla si Butrinti, Gjirokastra, Antigona dhe Apollonia ndër të tjera.
  • Shkëmbim eksperiencash dhe mundësish në varësi të zhvillimit të sektorëve të ndryshëm të turizmit
  • Krijimin e lidhjeve të duhura për të ndërmarrë investime të përbashkëta rajonale, por edhe investime nga operatorë të huaj
  • Establishing of right connections for initiating regional mutual investments and foreign investments
  • Drawing of integrated tour packages
  • Cooperation for securing and promoting the tourist safety
  • Promoting globally the Sustainable Cooperation of the tourism industry of the Western Balkans countries
  • Developing of the communication network between the Western Balkans countries
  • Strategy and Action Plan for Development of Cultural and Environmental Tourism in Albania.
  • Market guarantees and the support available from the Albanian Government for foreign and domestic investors.
  • Agreements and Treaties signed by the Government of Albania relating to national and regional tourism
  • Plans for the Albanian coastline and many other projects included in the “Strategy and Action for Development of Cultural and Environmental Tourism in Albania” compiled by the Ministry of Tourism and Culture.
  • The latest efforts designed to improve tourism services and support development of accurate and interesting tourist guides.
  • Promotion of Albania as a “New Discovery” for tourists worldwide.
  • Information on legislation and specific measures that have been taken related to concerns identified by some international tour-operators, authors of tour guides and local experts, regarding the perceived and real risks visitors might encounter including road safety, food hygiene, medical care, as well as improved comfort for tourists in rural areas and the reduction of urban waste in tourist areas.
  • Marrja e informacionit më të fundit tregëtar në lidhje me turizmin e shteteve të Ballkanit Perëndimor
  • Informing on the latest policies concerning tourism in the Western Balkans
  • Shpërndarja dhe diskutimi i risive në turizmin botëror dhe shqyrtimi i mundësive të aplikimit të standarteve të sugjeruara nga USAID në rajon
  • Understanding of regional cooperation potentials
  • Understanding of investing potentials in the region
  • Information about the International Fair Calendar and specifically where Albania is going to exhibit throughout the years 2012-2013, as well as the next “Touristic Albania” Fair.
  • Information about the cultural-touristic event calendar taking place in Albania on the 2012
  • Date : Prill 25, 2012 - Prill 27, 2012
  • Time : 10:00 am - 4:30 pm (UTC)
  • Reg. Deadline : Korrik 22, 2021
  • Venue : Tiranë , ALB