International Tourism Fair “ Tirana 2018”

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “ Tirana 2018”Home>Panair
Albexpo Group në bashkëpunim me shoqatat Turistike Shqiptare dhe të Rajonit organizojnë panairin e përvitshëm Ndërkombëtare të Turizmit “Tirana 2018.

Datat e aktivitetit: 30/03/2018 – 31/02/2018

Organizatorët: Albexpo Group and the Albanian and Balkan Associations of Tourism

Vendi: Pallati i Kongreseve, Tirane

( në Qendrën e Kryeqytetit)

Tema: Prezantimi i Potencialeve, Guidave dhe

Paketave Turistike për Shqiperinë, Vëndet e Rajonit e më gjërë.

Partnere: Shoqatat e Artizanëve, të Hotelierëve dhe të Artit Kulinar të vëndeve pjesëmarrëse.

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Tirana 2018”
Në një kohë kur turizmi botëror është i zhvilluar prej dekadash, vëmëndja e shumë pushuesve është tërhequr me kuriozitet drejt destinacionit më të ri turistik, Ballkanit Perëndimor. Duke lënë pas kohën e problematikave, ky rajon është i gatshëm të ofrojë mundësinë e zbulimit më të ri të një prej popullimeve më të hershme të botës. Me një kombinim magjik të natyrës pothuaj të virgjër me historinë, kulturën dhe traditat e popujve, Ballkani Perëndimor ka potencialin për tu shndërruar në një prej destinacioneve më të kërkuara nga turistët.
Mundësuar nga bukuritë natyrore të rajonit, Ballkani Perëndimor është shumë i pasur në ofertë për turizëm të shumëllojshëm.

Iniciativa përmirësuese duhen praktikuar vazhdimisht për formimin dhe zhvillimin e infrastrukturave të përshtatshme. Të gjitha vëndet e rajonit janë duke ndërmarrë veprime për rregullimin e legjislacionit përkatës si mbështetje e rritjes ekomomike të vëndeve të tyre, duke marrë pikë krahasimi politikat dhe parimet europiane. Për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në këtë rajon është shumë i rëndësishëm angazhimi dhe bashkëpunimi i komuniteteve lokale dhe kombëtare, si dhe futja e eksperiencave ndërkombëtare më të arrira në këtë fushë.
Zhvillimi i turizmit në Ballkanin Perëndimor ka premisa premtuese sic e tregojnë dhe statistikat e fundit, dhe kjo mund të konstatohet nga përkushtimi i secilit prej shteteve në politikat për arritjen e standarteve ndërkombëtare.
While all work in promoting their country, many tourists are interested in visiting many places of the region within their journey, which is made possible from the geographic position and touristic diversity.
Një nevojë lind në këtë rast për bashkëpunime të ngushta e konkrete në këtë kuadër ndërmjet shteteve për promovimin e Ballkanit Perëndimor si njësi e tërë turistike.
Bashkëbisedimet për hartimin e policave të përbashkëta rregulluese janë domosdoshmëri dhe ofrimi i paketave turistike zinxhir, do të ishin shumë ndihmëse për të gjitha vendet. Promovimi i Turizmit të Ballkanit Perëndimor si destinacion turistik i integruar, jo vetëm që do të afronte turistët lokalë por edhe ata ndërkombëtarë.

Përshkrimi I pjesëmarrësve
Organizatorët do të marrin për bazë disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve në Panair:

Operator Turistik
Agjenci Udhëtimi
Hotel – Restaurant
Bujtinë
Linjë Ajrore – Detare
Artizan
Prodhues i verërave
Institucion Publik
Vëndet e pjesëmarrësve
Në këtë aktivitet planifikohet të jenë pjesëmarrës operatorë dhe lojtarë të rëndësishëm të turizmit kryesisht nga keto vënde:

Shqipëri
Kosove
Italia
Greqia
Mali i Zi
Turqia
Serbia
Maqedonia
Kroacia
etj

Cfarë mund të përfitohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Tirana 2018” ?

Promovimi i shërbimeve dhe produkteve turistike që ofrohen në gjithe Ballkanin Perëndimor.
Ngritja e nje rrjeti te paketave turistike, te cilat promovojne Ballkanin Perëndimor si destinacion turistik.
Marrja e informacionit më të fundit tregtar në lidhje me turizmin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Marrja e informacionit të fundit mbi legjislacionin dhe marrëvëshjet lehtësuese ndërmjet shteteve.
The opportunity to establish contacts with visitors, companies and associations
Shkëmbim eksperience dhe informacioni mbi njohuritë direkte në sektor.
Të fitohet kuptueshmëri mbi potencialet e bashkëpunimit.
Të fitohet kuptueshmëri mbi potencialet e investimit në bashkëpunim.
Realizimi i kontratave
KONFERENCA DHE B2B

Panairi synohet të organizohet në bashkëpunim me Shoqatat Ballkanike te Turizmit dhe Hotelerisë.
Konferenca dhe ekspozitë për të gjithë aktorët e turizmit dhe sipërmarrësit që janë të interesuar për të mësuar më tepër për prirjet e reja, sfidat dhe oportunitetet në industrinë e Turizmit , si dhe për indentifikimin e partnerevë të rinj, agjentëve dhe potencialit investues në rajon.Të ftuar special do të jenë Institucione dhe Universitetet e Turizmit nga shtetet e ndryshme të Rajonit. Me këto institucione synohet organizimi i konferencave të drejtuara prej tyre me tema si:
Turizmi industria më e madhe në botë që siguron të ardhura ekonimike dhe siguri.
Rëndësia e Formimit Profesional në Turizëm.
Rritjen e Bashkëpunimit Rajonal dhe Promovimin e këtij Bashkëpunimit në Botë.
Promovimin e Turizmit të Qëndrueshëm.

As previously shown in formal events International Tourism Fair “Tirana 2018” will offer opportunities for Be-to-Be discussions.

Ju ftojme te merrni pjese
Me respekt
Organizuesit

Për më shumë informacionn ju lutem kontaktoni në e-mail:

info@albexpo.com;

tourism.albexpo@gmail.com,

Mobile: +355 69 20 99997;

Mobile: +355 69 77 65065 ( English, German, Italian)

Mobile: +355 69 20 61300 ( Anglisht, Italian)

  • Date : Mars 30, 2018 - Mars 31, 2018
  • Time : 10:00 am - 4:30 pm (UTC)
  • Reg. Deadline : Korrik 22, 2021
  • Venue : Tiranë , ALB