ALBEXPO

 ALBEXPO

Albexpo si një instrument i fuqishëm i promovimeve të zhvillimeve ekonomike të vëndit dhe i futjes në të të elementëve të rinj dhe teknologjisë moderne në favor të zhvillimit është bërë çelës suksesi për bizneset që operojnë apo duan të futen rishtas në tregun Shqiptar. Ajo krijon mundësi të mëdha bashkëpunimi me mijera ekspozues dhe vizitorë aktivë tregtarë nga vendi dhe bota. Panairet e saj përbëjnë ngjarje të mëdha tregtare dhe ekonomike me reputacion. Falë eksperiencës së fituar në vite, aftësive menaxhuese të stafit drejtues, informacionit sistematik, infrastrukturës organizative dhe asaj teknologjike të kohës, ajo ofron organizime të suksesshëme në ekspozita, panaire dhe konferenca. Gjithashtu ofron dhe shërbime në fushën e shtypit, filmit dhe fotografisë, akomoduese, turistike si dhe një sërë promovimesh në fushën e kulturës e artit e në mënyre të veçantë në fushën e biznesit.

Partneritetet

Albexpo Grup, është një partnere serioze dhe i sigurt për bashkpuntorët. Partneritet e saj, kontribues ne realizimin e nismave të përbashkëta të ngjarjeve në fushën e Panaireve dhe Sipërmarrjes në vend dhe në vendet fqinje kanë qenë dhe janë celsi i suksesit. Ajo ka marrëveshje bashkëpunimi me shumë subjekte publike dhe private.
Shqiperi: Ajo bashkëpunon që nga viti 1994 e në vazhdim me Qendrën Ndërkombëtare të Kuturës, Qëndrën Kombëtare të Panaireve, Shoqatën e Investitoreve të Huaj në Shqipëri – FIAA, Bashkimin e Dhomave te Tregtisë e Industrisë, Dhomat e Tregtisë së Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës, Durrësit,Vlores Këshillin e Agrobiznesit- KASH, Alb KONF Industrinë, Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore-AKBN, ALBINVEST,etj.
Kosove: OEK – Oda Ekonomike e Kosoves, ShPDK – Shoqata e Përpunuesve të Drurit – Kosovë, AKB – Aleanca Kosovare e Biznesit, AKA – Aleanca Kosovare e Agreobiznesit, GTZ në Kosovë, USAID në Kosovë, Ambasada e Republikes se Kosovës në Tiranë, etj.

ItaliaNe vitin 1995 merr mbështetjen e parë nga Fiera del Levante, ku nëpërmjet partnerit të saj kryesor Fidanziasistemi s.r.l. i jepet ndihmë në konstruksione, llogjistike dhe kualifikim. Ajo sot bashkëpunon me Fiera del Levante, Consorzio Autonomo Ente Fiera Lanciano, ICE – Instituti i Tregtise me Jashte, Ambasada e Italisë ne Tiranëe, Dhoma e Tregtise Italo-Orientale, etj.
Greqia: HELEXPO, Thessaloniki International Trade Fair, INTERFORM, Octanorm Hellas; Dhoma e Tregtisë e Kozanës, Larisës, Janinës, Zyrën Tregtare të Ambasades Greke në Tiranë, etj.
Britani e Madhe: Trade Partners UK, Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, British Trade International, Dhoma e Tregtisë e Londrës, Zyra e Këshillit Britanik në Tiranë, etj.
Francë: Sherbimi Ekonomik dhe Tregtar i Ambasades Franceze, Ambasada Franceze në Tiranë, Tirana’s LIONS CLUB etj.
Turqia: Dhoma e Tregtisë e Stambollit; Ambasada e Turqisë në Tiranë; Shoqata e Investitoreve Turq në Tiranë, etj.
Spanjë: Ambasada e Spanjës në Tiranë, etj.
Iran: Ambasada Islamike e Iranit në Tiranë, Iran International Exhibition Co, etj.
Austri: Dhoma Federale e Tregtisë së Austrisë, Zyra Tregtare e Ambasadës së Austrisë në Tiranë, etj.
Mali i Zi: Adriatic Fair of Budva, UBA – Shoqata e Biznesit te Ulqinit, National Tourism Organisation of Montenegro, etj.
Maqedonia: Skopje Fair, Ministria e Bashkëpunimit Ekonomik, Dhoma e Tregtisë e Maqedonisë Veri Perendimore, etj.
Egjipt: Ambasada e Egjiptit në Tiranë, GOIE – General Organization of International Exhibitions, etj.
Kroacia
: ZAGREB FAIR, Ambasada e Kroacise në Tiranë, etj.